17:39 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

E mbani mend Malouda-n, ja ku ka përfunduar (Foto)

Florent Malouda është larguar nga skuadra Delhi Dynamos dhe është transferuar në Luksemburg te klubi i Differdange.

Ish-kampioni europian me Chelsean, ka nënshkruar kontratë me ekipin nga Luksemburgu, që ka kapacitetin e stadiumit afër 3 mijë ulëe, transmeton IndeksOnline.

37-vjeçari u bë i njohur sa ishte te Lyoni në sezonin 2003/2007 – ku zhvilloi afro 140 paraqitje dhe shënoi 25 gola.

Pas atij sezoni, Chelsea transferoi francezin, i cili shijoi titujt: Premierligë, Fa Kupë (tri herë), Superkupën e Anglisë dhe Ligën e Kampionëve.

Ai me Blutë e Londrës bëri 150 paraqitje dhe shënoi 43 gola./IndeksOnline/