18:00 / E Mërkurë, 03 Janar 2024 / Gj. Sh

E mbani mend Nikola Kalinicin, nënshkruan me klubin kroat me pagë 1 euro

Nga data 1 janar, ka nisur zyrtarisht edhe merkato dimërore, ku klubet evropiane kanë filluar përforcimin e skuadrës për sezonin pranveror.

Transferi më interesant deri më tani është ai i Nicola Kalinic, shkruan IndeksOnline.

Sulmuesi kroat është bashkuar me skuadrën e Hajduk Splitit si agjent i lirë.

Kalinic ka nënshkruar kontratë pesë mujore dhe paga e tij do të jetë 1 euro.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i klubit, Mindaugas Nikoličius.

“Kjo ishte marrëveshja më e lehtë në 3 vitet e mia në Hajduk! Po, është 1€ rrogë për Kalinic pasi ai kthehet për dashuri të pastër. Kalinić ka vetëm një synim, të ndihmojë Hajdukun që të fitojë titullin dhe të jetë Kampion i Kroacisë pas 19 vitesh”, tha Nikoličius./IndeksOnline/