E mbani mend William Levy-n? Puthjen e ka nxjerrë në ankand dhe kaq kushton

William Levy është një prej aktorëve më të famshëm në botë, i cili u bë i njohur me rolet në telenovelat meksikane.
Së fundmi, aktori u bë një nga protagonistët e “Starlite Gala”, një ngjarje bamirësie në Spanjë që mblodhi personalitete të mëdha spanjolle. Në këtë ceremoni, u organizua një ankand ku u ofrua puthja e aktorit kubanez.
Gjatë ankandit të zhvilluar nga Antonio Banderas u prezantuan vepra të ndryshme megjithatë momenti më i spikatur ishte oferta e tre puthjeve nga William Levy, për të cilat u ofruan shifrat 6, 10 deri në 12 mijë euro.
Ajo që mori puthjen me 12 mijë euro ishte Sandra García-Sanjuán Machado, bashkëthemeluesja e “Starlite Group”.