75 Mall Live Search
13:28 / E Enjte, 19 Qershor 2025 / G T

E mbani në mend Aquilanin? Ai tani është emëruar trajner në një skuadër të Serie B

Alberto Aquilani është bërë me skuadër të re, pas largimit nga FC Pisa në vitin 2024.

Ish-mesfushori i shumë klubeve të forta europiane, tani është emëruar trajner i Catanzaro nga Serie B, shkruan Indeksonline

Aquilani e nisi karrierën e trajnerit te Fiorentina në grupmoshat e reja U19, pastaj ishte ulur në stolin e Pisa-s.

Tani 40-vjeçar, ai kishte luajtur për skuadrat e mëdha, si: Milan, Juventus, Liverpool, Roma, Sportingu i Lisbonës dhe Fiorentina./Indeksonline/