E mbani në mend Townsendin, shënoi një gol të bukur në Turqi

Skuadra e Bodrumsporit shënoi fitore 3:1 ndaj Antalyasporit në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Turqisë.
Golin e vetëm për mysafirët e shënoi lojtari i njohur anglez, Andros Townsend, shkruan Indeksonline
33-vjeçari shënoi një gol të bukur nga distanca edhe pse ndoshta tentimi i tij ishte ta gjente bashkëlojtarin e tij në zonë.
Anglezi dikur luajti te Crystal Palace, Tottenham, Luton dhe Evertoni. Madje edhe në Premier League kishte shënuar gola të tillë.
Kujtojmë që Townsend u transferua te skuadra turke nga Lutoni gjatë afatit veror./Indeksonline/
Antalyaspor forması giyen Andros Towsend'den Bodrum FK kalesine. 🚀 pic.twitter.com/gXyeM7Eyvd
— FutbolArena (@futbolarena) February 5, 2025