E mbështeti dhunën ndaj grave në Facebook, policia arreston një person në Prishtinë

Në rrugën Mehmet Gradica, Prishtinë, policia ka arrestuar një person dhe të njëjtin e ka intervistuar pasi që i dyshuari në rrjetet sociale kishte postuar një shkrim me të cilën e mbështeste dhunën sistematike ndaj grave.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar. /Indeksonline/