75 Mall Live Search
08:54 / E Hënë, 14 Tetor 2019 / indeksADMonline

E mbijetuara e dhunës seksuale SH.S. sot publikisht kërkon drejtësi

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovës SH.S pas 20 vjetëve heshtjeje ka vendosur që sot publikisht të dorëzojë kallzim penal në Prokurorin Speciale të Kosovë për të kërkuar drejtësi për atë që i ka ndodhur.

Kështu ka njoftuar Qendra Kosovare Për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës (QKRMT).

SH.S është viktima e dytë pas Vasfije Krasniqit Goodman  që kërkon publikisht  të dënohen dhunuesit e saj. 

Në Kosovë besohet se gjatë luftës së vitit 1998-1999 kanë ndodhur rreth 20 mijë raste të abuzimit seksual, por që deri tashti asnjë kryes i këtij krimi nuk ka marrë dënimin nga gjykata, po ashtu nga Prokuroria Speciale në Kosovë.

Dhe përveç hetimit të këtyre rasteve nuk ka ngritur ndonjë aktakuzë. Në mars të 2014-s, Kuvendi i Kosovës pati miratuar ndryshimet e nevojshme ligjore në mënyrë që personave të tillë t’u rregullohet statusi. Derisa nga viti 2018  ka nisur aplikimi për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.