75 Mall Live Search
16:29 / E Diele, 14 Dhjetor 2025 / G T

“E mbrojti titullin me sukses”, Luan Krasniqi për nipin e tij Ardianin: Ishte i jashtëzakonshëm!

Ish-boksieri, Luan Krasniqi ka komentuar meçin e mbrëmshëm të nipit të tij, Ardianit.

Ardian Krasniqi mbrëmë shënoi fitoren e radhës në boksin profesionist, shkruan Indeksonline

Ai mposhti Gaspar Fernandezin me nokaut në raundin e pestë.

Në rrjetet sociale, Luani ka ururar nipin e tij dhe tregon se kjo fitore ishte e jashtëzakonshme në rrugë për t’u ngritur sa më lartë në boksin profesionist.

“Ndeshja e boksit e mbrëmshme në Scharr Aena në Stuttgart ishte një sukses i jashtëzakonshëm për Ardian Krasniqin. Para mbi 2,500 spektatorëve, ai mbrojti me sukses titullin e tij të peshës së lehtë WBO Intercontinental.

“Kundër Gaspar Fernandez me përvojë, Krasniqi e kontrolloi gjithnjë e më shumë ndeshjen dhe dha goditjen vendimtare në raundin e pestë për një nokaut të hershëm. Fitorja jo vetëm që shënon një mbrojtje të suksesshme të titullit, por edhe një ngjitje të mëtejshme në renditje”, u shpreh Krasniqi

Kujtojmë që boksieri shqiptar ka zhvilluar 12 meçe dhe ka fituar në të gjitha./Indeksonline/