E mbush veturën me derivate në Han të Elezit, paguan me 500 euro fals
Një person në Han të Elezit pasi që kishte mbushur veturën e tij me derivate në një pompë benzene kishte paguar me një kartëmonedhë në vlerë pesëqind (500) euro, e cila dyshohet se është e falsifikuar, shkruan Indeksonline.
Të dyshuarit i është konfiskuar edhe një kartëmonedhë e njëjtë.
Ai me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Hani i Elezit 29.11.2019 – 08:30. Lidhur me rastin më 03.12.2019 është arrestuar i dyshuari shqiptar i cili më 29.11.2019 në një pompë të derivateve kishte mbushur me derivate veturën e tij dhe për pagesë, ankuesit mashkull shqiptar, ia kishte dhëne një kartëmonedhë në vlerë pesëqind (500) euro e cila dyshohet se është e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar, gjithashtu nga i dyshuari është konfiskuar edhe një kartëmonedhë në vlerë pesëqind (500) euro e cila dyshohet se është e falsifikuar. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia./Indeksonline/