75 Mall Live Search
08:50 / E Mërkurë, 29 Mars 2023 / L K

E mbushi veturën me karburant dhe ikën, arrestohet personi

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Kaçanik, pasi i njëjti kishte furnizuar veturën e tij dy herë me karburante dhe nuk e kishte bëre pagesën.

Rasti është cilësuar si Vjedhje e Shërbimeve.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në dy pika të derivateve e ka furnizuar veturën  e tij dhe nuk e ka bërë pagesën. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së, shkruan IndeksOnline.