E mbyll vitin keq, Mbappe pëson lëndim të ri
Kylian Mbappe ka marrë një goditje të rëndë para përfundimit të vitit 2025.
Kjo pasi që francezi, ka pësuar një lëndim pas testeve të bëra nga mjekët e klubit madrilen.
Mbappe pritet të mungojë rreth 3 javë jashtë fushës së blertë, teksa nuk do të jetë as në ndeshjen e parë të vitit ndaj Real Betisit.
Mbappe, kujtojmë se këtë sezon ka 18 gola në La Liga ku po kryeson edhe listën e top shënuesve aty./IndeksOnline/

