E mbylli me trofe, e nis njëjtë edhe sezonin e ri, Trepça fiton Superkupën e Kosovës

Ashtu siç e mbylli sezonin e kaluar, KB Trepça e ka nisur me trofe sezonin e ri basketbollistik në Kosovë.
”Xehtarët” e fituan Superkupën e Kosovës, pasi në finale e mposhtën Sigal Prishtinën, me rezultat 89:73, shkruan IndeksOnline.
Skuadra nga Mitrovica, kishte epërsi që nga fillimi i ndeshjes, ku e mbylli pjesën e parë me epërsi prej gjashtë pikësh 40:34.
Basketbollisti i Trepçës, Sammy Hunter ishte më i dalluari i ndeshjes me 18 pikë, i ndjekur nga bashkëlojtari i tij, Desmond Cambridge Jr, me 15 sosh.
Te Sigal Prishtina, basketbollisti më i dalluar ishte Jalen Moore me 20 pikë.
KB Trepça kompletoi “tripletën” pasi kishtr fituar edhe Kampionatin dhe Kupën e Kosovës./IndeksOnline/