“E mbyte atë skenë”, Dafina Zeqiri me fjalë të mëdha për Arta Nitajn

Bukuroshja pejane Arta Nitaj, nuk ka arritur të fitojë kupën në spektaklin “Dance Albania”. Ajo u shpreh e zhgënjyer duke thënë se bashkë me partnerin në vallëzim kanë qenë dyshja që e kanë merituar.
Pas kësaj deklarate pati shumë përkrahës të cilët kanë menduan njësoj si modelja, ku u shprehen se ajo ishte meritorja më e madhe e këtij spektakli.
Edhe këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila u kujdes ta surprizojë edhe për ditëlindje me një videomesazh, ditën e sotme bëri përkrahje të madhe për të.
“E mbyte atë skenë dhe audienca është gjykatësi më i mirë i çdo gjëje! Ata nuk mund të gënjehen”, shkroi artistja.
I menjëhershëm ishte reagimi i Artës e cila tha se surpriza e saj ishte gjëja më e mirë që i ka ndodhur gjatë eksperiencës./Indeksonline/
