13:46 / E Mërkurë, 08 Dhjetor 2021 / B O

E mbyti me duar, shqiptari: Nuk duroj që të më shajë gruaja

40-vjeçari shqiptar nga Elbasani që mbyti gruan me duart e tij mëngjesin e së dielës është shfaqur i penduar përpara gjykatës në Greqi.

Autori u shpreh se ishte penduar për veprimin e tij dhe pretendoi se ka humbur kontrollin kur 36-vjeçarja Elona është përballur me të dhe sipas tij e ka sharë duke i thënë se do të merrte fëmijët dhe do të largohej.

“Nuk duroj që një grua të më shajë”, mësohet se ka thënë autori.

“Isha i inatosur kur ajo më ofendoi, e kapa prej fyti dhe e mbyta. U turbullova dhe e mbyta kur më shau nënën time” mësohet se ka thënë gjithashtu ai.

Ngjarja ndodhi në Lakoni brenda shtëpisë së çiftit shqiptar nga Elbasani, teksa fëmijët ishin duke fjetur.