E mbyti motrën në Fushë Kosovë, Prokuroria kërkon paraburgim dhe ekzaminim psikiatrik ndaj të dyshuarës

Gjatë ditës së djeshme në Vragoli të Fushë Kosovës ka mbetur e vdekur 33 vjeçarja T.Sllamniku. Atë dyshohet se e vrau motra e vet F.Sllamniku.
Pas kësaj, Policia ka arrestuar të dyshuarën ndërsa tani Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe ekzaminimin psikiatrik.

Kështu ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.
“Ju njoftojmë se prokurorja e rastit nga Departamenti i Krimeve të Rënda, sot ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit me propozim për ekzaminim psikiatrik ndaj të dyshuarës, në gjykatën kompetente“./Indeksonline/
