75 Mall Live Search
13:37 / E Premte, 10 Janar 2025 / G T

E meritoi pa dyshim, Nuno e fitoi çmimin “Trajneri i muajit” në Premier League

Trajneri i Nottingham Forestit, Nuno Espirito Santo është shpallur më i miri i muajit dhjetor.

Nuno dhe skuadra e tij janë duke shkëlqyer në Premier League gjatë këtij sezoni, shkruan Indeksonline

Notts-i është në pozitën e tretë dhe ka 40 pikë.

Pesë ndeshjet e fundit, skuadra e Nottinghamit i ka të gjitha fitore dhe po e vazhdon garën për titull matematikisht.

Kjo ishte hera e gjashtë që Nuno e fitoi këtë çmim në Premier League.

Ai në këtë garë mposhti trajnerët, si: Arne Slot, Eddie Howe dhe Andoni Iraola./Indeksonline/