23:43 / E Shtunë, 29 Maj 2021 / Blerim

E merituar, Kante lojtari më i mirë i ndeshjes!

Skuadra e Chelseas e ka fituar trofeun e Ligës së Kampionëve në një përballje të fuqishme me klubin e Manchester Cityt.

Me golin e Havertz, ‘blut’ u shpallën më të mirët e Evropës, duke fituar kështu këtë kompeticion për herë të dytë, shkruan IndeksOnline

Kante është zgjedhur me plotë të drejtë futbollisti më i mirë i ndeshjes, pasi gjatë gjithë kompeticionit kishte paraqitje fantastike, përfshir edhe finalen e sotme që ishte vendimtar për blut.