“E merr në qafë” kuota gjinore, femra më e votuar e AAK-së s’bëhet asambliste në Kaçanik!

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të përfaqësohet me dy asamblistë në Kuvendin Komunal të Kaçanikut.
AAK-ja, konkretisht bartësja e listës, Hafize Sallahi mori 988 vota, ndërsa e dyta më e votuar ishte Rabije Sallahi me 199 vota.
Mirëpo, ndonëse ishte më e votuara, kjo e fundit është penalizuar të futet në Kuvend Komunal për shkak të kuotues gjinore.

Në vend të saj do të jetë Ekrem Livoreka, i cili mori gjithsej 113 vota.


Kujtojmë se PDK-ja është partia fituese në Kaçanik me 12 asamblistë duke pasuar nga VV-ja me 8 si dhe Nisma me 1. /Indeksonline/
