75 Mall Live Search
08:56 / E Premte, 28 Janar 2022 / OSH

E merr veturën me qira dhe më pas e shet, arrestohet klinasi

Një person është arrestuar në Klinë pasi disa ditë më parë kishte marrë një veturë me qira të cilën më pas e kishte shitur.

Vetura i është kthyer pronarit, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ditë më parë i njëjti kishte marr me qira një veturën nga viktima mashkull kosovar dhe më pas e kishte shituar. Vetura i është kthyer viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia përmes raportit.