75 Mall Live Search
20:45 / E Hënë, 07 Tetor 2019 / indeksADMonline

E mërziti të dashurën, Noizy i bën surprizën gjigante

Noizy prej vitesh mbetet një nga reperët më të suksesshëm shqiptar, por edhe ndër më të komentuarit në media duke qenë shpesh në qendër të vëmendjes, si për sherret e bujshme, edhe për jetën private.

Kur vjen puna tek jeta private, prej kohësh Noizy ka vendosur ta ruajë atë sa më hermetike megjithatë me postimin e fundit reperi na ka zbuluar se është në një lidhje.

Noizy siç duket e ka mërzitur të dashurën dhe për ta bërë të lumtur sërish ai e ka surprizuar me një arush gjigant.

Noizy nuk e ka bërë të ditur identitetin e vajzës që i ka marrë zemrën dhe ky postim i ka bërë fansat edhe më kuriozë

Kujtojmë që Noizy së shpejti do të publikojë bashkëpunimin me dy reperët me famë botërore, Capo Plazën dhe Gue Pequeno.