E mësoi gjuhën ruse vetëm për t’u larguar nga Ukraina, historia interesante e Yaya Toure
Legjenda e futbollit afrikan, Yaya Toure ka treguar një histori interesante gjatë kohës sa ishte në Ukrainë.
Ish-mesfushori i Barcelonës dhe Manchester Cityt pasi u pensionua nga futbolli, filloi punën si trajner, shkruan Indeksonline
Ai u emërua asistent te skuadra ukrainase, Olimpik Donetsk gjatë vitit 2021.
Gjatë një interviste, ish-mesfushori afrikan – tregoi se si filloi të mesonte rusisht vetëm për të refuzuar qëndrimin e tij në Ukrainë.
“Kur mbërrita në Ukrainë, nuk kishta zgjidhje tjetër veçse të mësoja gjuhën ruse. Atje askush nuk fliste anglisht. Mora një kurs, shkova në shkollë, me shtatë ose tetë persona në një klasë.
“Në një moment, zyrtarët e klubit donin të më natyralizonin. Ata thoshin: Ai flet rusisht, është një nga ne, është djali ynë.
“Por ajo që ata nuk e kuptonin ishte se unë po mësoja gjuhën vetëm për të komunikuar dhe të gjeja mënyrën se si të largohesha”, u shpreh Yaya Toure.
Pasi e kreu aventurën në Ukrainë dhe Rusi, Toure u rikthye në Europë, ku u bë asistent i Standard Liege dhe tani është te Arabia Saudite./Indeksonline/

