09:04 / E Enjte, 01 Tetor 2020 / indeksADMonline

“E mirë vetëm për seks”, stafi i spitalit shpërthen në fyerje teksa pacientja po vdiste

E tmerrshme ajo çfarë ka ndodhur në një spital në Kanada.

Teksa një paciente ishte në agoni, shumë pranë vdekjes, stafi i spitalit shpërtheu në fyerje ndaj saj me fraza si “budallaqe”, “e mirë vetëm për seks” etj.

Për ta dëshmuar atë çfarë ndodhi, nëna e pacientes regjistroi gjithçka.

Joyce Echaquan, 37 vjeçare nga Manawan, ndërroi jetë ditën e hënë dy ditë pasi ishte paraqitur në spitalin “Joliette” në Quebec me dhimbje stomaku.

Vdekja e 37-vjeçares ka shkaktuar protesta në qytet dhe jo vetëm.