75 Mall Live Search
09:05 / E Shtunë, 23 Gusht 2025 / F.R

E mitura dyshohet se u shfrytëzua seksualisht nga një burrë në Gjilan

Një e mitur në Gjilan, ka raportuar në polici se gjatë muajit korrik të këtij viti ishte takuar me në burrë, ku dyshohet se e kishte shfrytëzuar seksualisht.

Policia ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari dhe me aktvendim të prokurorit kujdestar është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

“Viktima femër kosovare-e mitur, ka lajmëruar se gjatë mesit të muajit korrik 2025 ishte takuar me të dyshuarin mashkull kosovar dhe i dyshuari e kishte shfrytëzuar seksualisht. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me aktvendim të prokurorit kujdestar është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.