75 Mall Live Search
08:39 / E Mërkurë, 24 Shkurt 2021 / OSH

E mitura e kanos një burrë në Pejë pas një mosmarrëveshje

Një person dje ka raportuar në Policinë e Kosovës se një e mitur pas një mosmarrëveshje e kishte kanosur.

Sipas PK-së, rasti ka ndodhur më 12 shkurt 2021, shkruan IndeksOnline.

Ndërkohë, prokurori i shtetit rekomandoi që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

“Rr. Gjergj Fishta, Pejë 12.02.2021 – 09:30. Ankuesi mashkull  kosovar raporton se pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me të dyshuarën femër kosovare (e mitur) e njëjta e kishe kanosur.  Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/