E mitura në Kllokot lind një foshnjë, ishte dhunuar nga shtetasi i Shqipërisë

Një grua ka raportuar se vajza e saj e mitur, ka lindur në spitalin e Gjilanit një fëmijë jashtëmartësor.
Sipas raportimit, e mitura ishte dhunuar nga një shtetas i Shqipërisë.
Policia ka rënë në gjurmët e të dyshuarit, të cilin dhe e ka arrestuar.
“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje” thuhet në raportin policor.
Rasti është duke u hetuar.