09:03 / E Enjte, 25 Shkurt 2021 / OSH

E mitura nën 16 arratiset me të dashurin, lajmërohet një person: Është me djalin tim por se di ku …

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është raportuar një rast për bashkëjetesë me personin nën moshën 16 vjeçe.

Një e mitur nga Suhareka është larguar nga shtëpia dhe sipas familjarëve ka shkuar të bashkëjetojë me të dashurin e saj, shkruan IndeksOnline.

Detaje lidhur me rastin në fjalë ka dhënë Policia e Kosovës.

“Suharekë 24.02.2021 – 14:00. Është raportuar se viktima femër kosovare e mitur është larguar nga shtëpia dhe pas disa informatave nga familjaret dyshohet se ajo ka shkuar të bashkëjetojë me një person mashkull kosovar, ketë e ka konfirmuar babai i djalit. Ende nuk dihet vendndodhja e tyre, policia po i kërkon”, thuhet në raportin e policisë./IndeksOnline/