75 Mall Live Search
09:53 / E Mërkurë, 06 Tetor 2021 / OSH

E mitura nga Fushë Kosova shkon për të lindur, policia interviston dy persona

Një vajzë e mitur shtatzënë është pranuar në Repartin e Gjinekologjisë për të kryer lindje.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka intervistuar personin me të cilin ka bashkëjetuar e mitura dhe babain e të miturës.

“Nga reparti i gjinekologjisë është raportuar se një vajzë e mitur kosovare, shtatzënë është pranuar në maternitet për të kryer lindjen. Janë intervistuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (personi me të cilin ka bashkëjetuar dhe babai i viktimës)”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë, transmeton lajmi.net.

Me vendim të prokurorit, të dy personat e intervistuar janë liruar në procedurë të rregullt.