75 Mall Live Search
11:29 / E Mërkurë, 07 Tetor 2020 / indeksADMonline

E mitura nga Rahoveci bëhet për spital, piu cigare me substancë narkotike

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është raportuar edhe për intoksim i personit tjetër me substancë narkotike.

Rahovec 06.10.2020-12:00. Raportohet se në QMF të Rahovecit është pranuar viktima femër kosovare e mitur, së cilës një i dyshuari ia kishte dhënë një cigare, e cila dyshohet se është substancë narkotike. Gjendja shëndetësore e viktimës është stabile. Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/