75 Mall Live Search
09:19 / E Enjte, 24 Nëntor 2022 / k.v

​E mitura thotë se u dhunua seksualisht derisa ishte në vizitë tek motra në Viti

Një e mitur ka njoftuar policinë se në muajin tetor është dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar.

Ajo ka thënë se rasti të cilin e ka raportuar dje, ka ndodhur gjersa ishte në vizitë tek motra e saj në Viti.

Rasti është inicuar si dhunim.

“Viti, tetor-2022 Viktima femër kosovare (e mitur) me 23.11.2022 ka raportuar se gjersa ishte në vizitë te motra e saj, është dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/