E morën në punë për t’iu mbajtur fëmijën, vogëlushja 8 vjeçe rrihet deri në vdekje, pse liroi dy papagaj

Një vajzë 8-vjeçare me emrin Zohra, e cila punonte nëpër shtëpi në Pakistan, gjeti vdekjen pas keqtrajtimeve të pësuara nga punëdhënësit e saj, një çift nga Rawalpindi, në Pakistan.
Vogëlushja katër muaj më parë u largua nga qyteti i Kot Addu, në provincën e Punjab, ku jetonte me familjen e cila ishte në gjendje shumë të rënduar ekonomike, për të punuar tek një familje e pasur.
Ajo ishte punësuar për tu kujdesur për fëmijën 1 vjeç të çifti. I kishin premtuar se në këmbim të punës së saj, do i mundësonin studimin si dhe një pagesë për familjen, por e mashtruan.
Zohra liroi dy papagaj në kafaz dhe për këtë arsye u rrah. Për disa media bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale, ku papagajt dolën teksa vogëlushja po i ushqente, ndërsa të tjerë thonë se gjithçka ishte një veprim ndjeshmërie i vogëlushes.
Por reagimi i punëdhënësve të saj ishte i tmerrshëm, e mitura u dhunua dhe torturua deri sa vdiq. Më tej agresorët e saj e braktisën në një spital, ku pavarësisht se mjekët tentuan që ta shpëtonin dëmtimet në fytyrë, duar dhe kraharor i kushtuan jetën.
Policia arrestoi të dy bashkëshortët të enjten e kaluar, të cilët pranuan se e kishin rrahur, pasi ajo kishte bërë që papagajt të arratiseshin.
Në rrjetet sociale kanë nisur fushatat që kërkon drejtësi për të miturën me hashtagun #JusticeForZohraShah.
