75 Mall Live Search
09:20 / E Hënë, 10 Mars 2025 / L A

E morën Neymarin “msysh”, pëson një lëndim të ri

Neymar Jr ka bërë rikthimin e bujshëm te skuadra e fëmijërisë, Santos.

Dhe kjo lëvizje i bëri hajr Neymarit, pasi që po tregon formë tejet të lartë ku po shënon edhe eurogola.

Mirëpo braziliani kishte humbur ndeshjen e fundit të tij, atë ndaj Corinthians pas një shqetësimi të ri.

“Fatkeqësisht ndjeva pak dhimbje në javët e fundit… Doja shumë të ndihmoja ekipin, më pas bëmë teste në mëngjes, por ndjeva përsëri dhimbje”, thotë Neymar.

Santosi, mbrëmë pësoi një humbje në “Campeonato Paulista” ndaj Corinthians, ku u mposhtën me rezultat 2-1./IndeksOnline/