E mori besimin e junikasve edhe për një mandat, reagon Ruzhdi Shehu
Kandidati i LDK-së, Ruzhdi Shehu, ka reaguar pasi u shpall fitues edhe për një mandat në Komunën e Junikut.
Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, Shehu i LDK-së, ka marrë 1 mijë e 426 vota apo 55,92%, kundrejt kandidati të AAK-së, Agron Kuçit i cili ka marrë 1 mijë e 124 vota apo 44,08%, raporton IndeksOnline.
Ai ka falëndëruar qytetarët e Junikut për besimin e dhënë.
Postimi i plotë:
KY ËSHTË JUNIKU YNË
Ju faleminderit nga zemra për besimin dhe përkahjen tuaj. Junikasit sot me vendosmëri e konfirmuan fisnikërinë dhe vlerat e larta njerëzore.
Shpifjet, ofendimet dhe kërcënimet, Juniku sot i ka ndëshkuar me votë. Prandaj kjo fitore sot është kaq madhështore dhe historike, si asnjëherë më parë.
Faleminderit Junikas
Faleminderit Mërgatë
URIME JUNIKU IM
Zoti e Bekoftë Junikun dhe junikasit.
Rroftë Lidhja Demokratike e Kosovës
p.s. Në Junik komandanta janë vet junikasit💪.

