75 Mall Live Search
09:41 / E Premte, 29 Mars 2024 / G T

E mori karton të verdhë me qëllim, publikohet video e Sandro Tonalit që dyshohet për 50 baste

Futbollisti i Newcastle United, Sandro Tonali është në telashe të mëdha, pasi edhe në Premier League dyshohet se vuri baste.

Federata e Futbollit Anglez dje gjatë ditës akuzoi futbollistin italian se nga gushti i vitit të kaluar deri në tetor, bëri 50 baste, shkruan Indeksonline

Në rrjetet sociale është publikuar një video, ku shihet ish-lojtari i Milanit duke u ndëshkuar me karton të verdhë qëllimisht.

E tifozët, tashmë dyshojnë se edhe kjo ishte pjesë e ndonjë basti të lojtarit italian.

Momentalisht lojtari i Kombëtares së Italisë është i dënuar me 10 muaj mos-lojë, por nëse shpallet i fajshëm edhe në Angli – ai rrezikon të mos e sheh më kurrë fushën e futbollit./Indeksonline/