75 Mall Live Search
16:55 / E Mërkurë, 02 Nëntor 2022 / LB

E moshuara e rrahur nga infermierja është nëna e një dëshmori të kombit

Një e moshuar ka qenë viktime e një sulmi fizik ç’njerëzor nga ana e një infermiere në rezidencën për të moshuarit në Pejë  “Orenda”

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se e moshuara është nëna e dëshmorit, Taulant Nura, i rënë në betejën e Çabratit.

“Orenda”, ka njoftuar se përkitazi me këtë rast ka suspenduar nga puna 4 infermiere.

Ndërsa, Policia e Kosovës deri më tash ka arrestuar të dyshuarën për kryerjen e këtij akti dhe përgjegjësen e kësaj shtëpie.