Gjendet pa shenja jete një e moshuar në shtëpinë e saj, në Gjakovë
Një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Gjakovë, transmeton IndeksOnline.
Sipas raportit të Policia e Kosovës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:00.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, me qëllim të sqarimit të rrethanave të vdekjes.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar./IndeksOnline/

