E moshuara indiane kërkon ndihmë për “brirët’ në kokën e saj, mjekët s’kanë përgjigje

Një grua në Indi po kërkon ndihmë sepse në kokën e saj “po rriten brirë” të cilët i kanë shkaktuar dhimbje të padurueshme.
“Metro” shkruan se Mimiya Bai ka habitur mjekët me gjendjen e saj shëndetësore e cila nisi 3 vjet më parë. 60-vjeçarja është në pritje të një trajtimi dhe konsultohet vazhdimisht me mjekë të shquar.
Megjithatë, sëmundja e saj është përshkruar si “përtej perceptimit të tyre”.

Nëse i ofrohet ndërhyrje kirurgjikale, ajo nuk ka para për ta paguar dhe do të apelojë ndaj qeverisë indiane për ta ndihmuar.
Një mjek, Abhishek Jain, beson se sëmundja e Bai quhet “brirë silici”. Mund të rriten kudo në trup dhe mund të hiqet nëpërmjet kirurgjisë, thotë ai.
60-vjeçarja thotë se askush nuk e di “dhimbjen fizike dhe mendore që ajo ka duruar”. “Po vuaj nga dhimbja. I lutem Zotit që të ma largojë këtë sëmundje dhe këtë vuajtje”, thotë ajo.
E moshuara nuk mund të trajtohet në spitalet lokale ndaj po pret që të kurohet në një institucione mjekësore më të madh në vend.