23:30 / E Martë, 30 Qershor 2020

E mposhti koronavirusin, këngëtari shqiptar shijon pushimet

Këngëtari nga Kosova, Muhamet Sejdiu ishte një nga ata që u përballën me virusin Covid-19.

Ai arriti ta mposhtë këtë virus me sukses dhe doli i shëruar nga Klinika Infektive e QKUK-së, shkruan Indeksonline.

Së fundmi këngëtari ka publikuar disa fotografi teksa shihet së bashku me familjen duke i shijuar pushimet.

Ai shihet i lumtur përkrah tyre derisa shijon peisazhin e bukur që e rrethon. /IndeksOnline/