75 Mall Live Search
12:24 / E Enjte, 23 Janar 2025 / G T

E mposhti në gjysmëfinale, por janë shoqe të ngushta/ Sabalenka: Do bëjmë shoping pas turneut dhe do i paguaj gjithçka

Numri një i tenisit sipas WTA-s në kategorinë e femrave, Sabalenka është kualifikuar në finale të Grand Slamit, “Australian Open”.

Ajo mposhti 2:0 në sete (6:4 dhe 6:2) teniseren nga Spanja, Badosa, shkruan Indeksonline

Pas ndeshjes, Sabalenka tha se ndjehet keq kur e mposht një shoqe të ngushtë, por i premton asaj se do të bëjnë shoping pas turneut dhe do të paguaj ajo.

“E di që ajo nuk do të flas me mua për 2 ose 3 ditë, jam e gatshme për këtë dhe e përballoj. Dhe shpresoj që pas kësaj ne do dalim të kënaqemi së bashku. Do bëjmë shoping dhe unë do t’i paguaj asaj çfardo që ajo kërkon”, u shpreh numri një i botës.

Tani Sabalenka e pret fituesen e duelit, Keys dhe Swiatek për ta mësuar kundërshtaren në finalen e madhe./Indeksonline/