E mposhti Prishtinën, kjo është deklarata e Munishit pas ndeshjes!

Ballkani ka arritur ta mposhtë Prishtinën në një takim dramë në Suharekë, me rezultat final në 2:1, duel ky në kuadër të xhiros së nëntë në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan IndeksOnline
Edhe pse pjesa e parë i takoi plotësisht Prishtinës, ku edhe shënuan gol përmes Otoh John, Ballkani “shpërtheu” në 45 minutëshin e dytë, shkruan IndeksOnline
Me dy gola nga Mevlan Zeka, Ballkani bëri një rikthim të madh dhe fitoi tre pikë të plota.
Ndërkaq, pas kësaj fitore të amdhe, foli edhe tekniku Ismet Munishi, ku tha se skuadra e tij bën disa ndryshime taktike në pjesën e dytë e cila ndikoi te futbollistët që ta fitojnë takimin.
“Kundërshtari kishte ardhur që të mbrohet dhe ashtu na dënoi te goli i parë. Në pjesën e dytë ne i bëmë disa ndryshime taktike dhe arritëm ta ndryshonim rezultatin. Ne po tregojmë që jemi skuadër spektakolare dhe jo vetem kur fitojme. Unë i përgëzoj futbollistët e mi për angazhimin dhe ua uroj fitoren” tha Munishi pas ndeshjes.