75 Mall Live Search
21:56 / E Enjte, 14 Shkurt 2019 / indeksADMonline

E mrekullueshme, ndeshjen e Bayern Munchenit nesër do ta referoj një femër

Inkuadrimi i femrave në futbollin gjerman po rritet dita e ditës. Gjermanët ishin të parët që lejuan një femër të komentoi një ndeshje futbollit, po ashtu duke iu dhënë hapsirë atyre në referimin e ndeshjeve.

Nesër ndeshet ekipi i Augsburg kundër Bayern Munchen dhe për ndarjen e drjetësis, federata gjermane ia ka besuar një femre, transmeton Indeksonline.

Bëhet fjalë për Bibiana Steinhaus e cila do jetë refere për ndeshjen e nesërme mes Bayernit dhe Augsburgut.

Për 39 vjeçaren nuk është hera e parë këtë sezon që referon një ndeshje në ‘Bundesligë’.

Ajo ka ndarë drejtësinë në tri ndeshje të ‘Bundesligës’ këtë sezon. Ku ka shpërndarë nëntë kartonë të verdhë dhe ka dhënë një penalti./Indeksonline/