75 Mall Live Search
23:33 / E Premte, 31 Maj 2019 / indeksADMonline

E mrekullueshme, tifozët e Liverpool dhe Tottenham pushtojnë sheshet e Madridit

Nesër zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve mes Liverpool dhe Tottenham.

Tifozeritë e dy skuadrave tashmë kanë arritur në kryeqytetin spanjoll, Madrid, transmeton Indeksonline.

Duke parë mentalitetin anglez është pritur të ketë probleme por po ndodh krejt e kundërta. Dy tifozeritë janë bërë bashkë dhe po këndojnë në sheshet e Madridit.

Një video që po qarkullon në rrjete sociale tregon miqësinë mes dy tifozërive. Për dallim nga udhëtimi në Barcelonë, ku  “The Reds” kishin bërë probleme, në Madrid ata po tregohen mjaft të kulturuar./Indeksonline/