75 Mall Live Search
16:42 / E Shtunë, 08 Nëntor 2025 / G T

E “myten” gola Diant Ramajn në Bundesliga, pesë ia japin veç në pjesën e parë

Skuadra e Bayer Leverkusenit është duke fituar me rezultatin e thellë 6:0 ndaj Heidenheimit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Bundesliga.

Pesë gola veç në pjesën e parë i mori portieri shqiptar, Diant Ramaj, shkruan Indeksonline

Ramaj nuk arriti ta shpëtonte skuadrën e tij, duke pranuar pesë gola edhe pse ai bëri dy pritje në 45 minutat e para.

Kurse në pjesën e dytë, portieri Ramaj pranoi edhe një gol, i gjashti gjithsej deri tani.

Kujtojmë që Diant Ramaj është në bisedime me Federatën e Futbollit të Kosovës, por momentalisht ai e ka refuzuar të jetë portier i “dardanëve”./Indeksonline/