“E ndalim punën”, Azemi paralajmëron greva për mosrespektim të pagës minimale
Punëtorët teknikë në QKMF-në e Klinës nuk u paguan konform vendimit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti lidhur me pagën minimale.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve Teknikë dhe Sektorit Privat, Jusuf Azemi, në KlanKosova tha se kompanisë i është dhënë afat vetëm deri në fund të javës për të rritur pagën minimale ose për t’i stimuluar punëtorët, ndryshe, sipas Azemit, punëtorët teknikë do të ndalojnë punën.
“Ne kemi reaguar dhe kemi dhënë afat kompanisë që deri në fund të kësaj jave t’i stimulojë punëtorët, ose t’ua bëj pagën minimale 425, ose ne do ta ndalim punën, sepse këtë të drejtë e kemi edhe në aspektin ligjor”, tha Azemi.
Ai u bëri thirrje të gjitha institucioneve përkatëse që të qëndrojnë korrektë në vendimet e marra, teksa shtoi se ky problem mund të paraqitet edhe në komuna të tjera.

