75 Mall Live Search
19:57 / E Hënë, 16 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

E ndalon Premier Liga, Broja humbet ndeshjen e radhës

Armando Broja nuk do të jetë i disponueshëm për Evertonin në ndeshjen e radhës së Premier Ligës. Klubi anglez përballet me Çhelsean, të dielën më 22 dhjetor.

Këto të fundit zotërojnë kartonin e Brojës, për këtë nuk lejohet që sulmuesi shqiptar të aktivizohet. Është vetë rregulli i Premier Ligë, që ndalon aktivizimin e lojtarëve të huazuar.

Kujtojmë se Evertoni afroi 23-vjeçarin e Kombëtares shqiptare në shtator. Dhe pse ishte i dëmtuar, Broja u huazua me shpresën për të dhënë kontributin e tij pas rikuperimit.

Në dy ndeshjet e fundit mori minuta, që i mjaftuan për të treguar disa prej aftësive të tij në repartin ofensiv.