75 Mall Live Search
20:07 / E Hënë, 19 Qershor 2023 / C E

E ndërroi klubin, por jo ngjyrat, Gledi Mici zyrtarizohet te skuadra e re

Pak orë pasi zyrtarizoi largimin nga Prishtina, Gledi Mici është bërë me ekip të ri.

Mbrojtësi shqiptar është futbollist i ri i Tiranës. 32 vjeçari është prezantuar para pak minutash tek skuadra tjetër e kryeyqytetit.

Mici ishte kapiten i Prishtinës ndërsa vlerësohej si njëri nga futbollistët më të mirë të krahut viteve të fundit që kishte luajtur në Kosovë. /IndeksOnline/