75 Mall Live Search
23:16 / E Diele, 10 Mars 2024 / G T

E ndjen vetën marokien, Brahim Diaz lë Spanjën dhe vendos për një tjetër shtet

Futbollisti i Real Madridit, Brahim Diaz është temë diskutimi në rrjetet sociale pasi ka vendosur të largohet nga Kombëtarja e Spanjës.

Gazetat e huaja shkruajnë se tashmë lojtari ka vendosur ta përfaqësoj Kombëtaren e Marokos, shkruan Indeksonline

Diaz ka nënën spanjolle, kurse babain nga shteti i Marokos dhe gjaku i tij vlon për të luajtur në vendlindjen e prindërit të tij.

24-vjeçari i plotëson të gjitha kushtet për të ndërruar shtet, pasi me Spanjën kishte luajtur vetëm një ndeshje miqësore në vitin 2021, madje kishte shënuar një gol./Indeksonline/