20:45 / E Mërkurë, 24 Shkurt 2021 / AR

E ndryshuar rrënjësisht, kështu duket Thumana pas tërmetit të fuqishëm

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë pamje nga Thumana, vendi që ishte shkatërruar nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019. Në pamjet që ka publikuar, Rama thotë se ajo zonë ka ndryshuar rrënjësisht, shkruan Indeksonline.

May be an image of outdoors

Sipas Ramës, Thumana sot s’ka krahasim me Thumanën dje, as me atë para tërmetit.

Tutje, ai shtoi se sot kemi njëmijë e një arsye për të mos qenë të kënaqur, por kemi një arsye të madhe për të mos u ndalur.

Postimi i plotë:

Thumana sonte është si Shqipëria sot, në çdo sektor, një zonë e ndryshuar rrënjësisht me atë që ishte pas tërmetit, ashtu si edhe Shqipëria pas rrënimit të deri para 7 vjetëve e kusur, ku janë vënë bazat e janë ngritur muret, po ku ende duhet shumë punë për të hedhur çatitë e krijuar mjedisin e ngrohtë të zhvillimit, me frymëmarrje plotësisht të lehtësuar të jetës familjare e komunitare.

Thumana sot s’ka krahasim me Thumanën dje, as me atë para tërmetit, por ajo që do të bëhet nesër, kur kjo punë e madhe të jetë kryer plotësisht, s’do ketë krahasim me këtë sonte – njësoj si Shqipëria që është ende një kantier në çdo sektor, ku punët janë akoma larg së qeni të përfunduara.

Sot kemi njëmijë e një arsye për të mos qenë të kënaqur, por kemi një arsye të madhe për të mos u ndalur, bazat e hedhura dhe muret e ngritura me aq shumë mund së bashku, mes vështirësish të jashtëzakonshme.