“E neveritshme”, fansat tallen me kukullën “e frikshme” të Kim Kardashianit

Marketingu i fundit i Kim Kardashianit nga marka e saj SKIMS është tallur nga fansat.
Marka e veshjeve të yllit të realitetit televiziv, instaloi një tullumbace, në formë si Kim me bikini, e shtrirë horizontalisht në mes të Times Square të Nju Jorkut të martën, transmeton Indeksonline.

Aty shihet se kukullën e kanë veshur identik me veshjen që e ka realizuar së fundmi në një fotosesion Kimi.

Disa fansa e quajtën “top gjigant të tmerrshëm” dhe bënin shkak se si shikuesit duhet të vrapojnë për të shpëtuar jetën e tyre.
Një koment tjetër thoshte: ‘Kjo është shumë e çuditshme.’ ‘Ja, ka fëmijë përreth. Kjo nuk është ajo. “Unë i dua skims dhe kjo është kaq e tmerrshme”,’Një paraqitje kaq joreale e trupit të një gruaje’, ishin disa nga kritikat e tyre./Indeksonline/
