“E neveritshme”, Sophie Turner përshkruan puthjen me aktorin e njohur

Sophie Turner ka thënë se puthja me Kit Harington në sheshxhirimin e filmit të tyre të ri ishte “e neveritshme”, për shkak të marrëdhënies që ata zhvilluan ndërsa luanin rolin e vëllait dhe motrës në “Game of Thrones”.
Dyshja luajnë së bashku në filmin horror gotik “The Dreadful“, i cili zhvillohet në shekullin e 15-të gjatë Luftërave të Trëndafilave.
Gjatë një paraqitjeje në “Late Night with Seth Meyers”, Turner shpjegoi se, në rolin e saj si producente në “The Dreadful” , ajo rekomandoi që Harington mund të ishte një zgjedhje e shkëlqyer për rolin kryesor.
“Kështu që, ia dërgova skenarin Kitit, dhe ai më dërgoi një mesazh mbrapsht ku thoshte: ‘Po, do të doja shumë, por kjo do të jetë shumë e çuditshme, Soph”, u shpreh aktorja.
Ylli i X-Men dhe The Staircase tha: “E hoqëm nga mendja, pastaj shkojmë në sheshxhirimi dhe është skena e parë e puthjes, dhe të dy po vjellim. Sikur, me të vërtetë, është e neveritshme. Ishte më e keqja.”