08:29 / E Enjte, 06 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Me ngrica dhe vështirë e kalueshme, magjistralja Prishtinë-Gjilan

Reshjet e borës nisën në mbarë vendin para dy netëve.

Të ngjashme ishin reshjet e borës edhe mbrëmë, por që ranë temperaturate dhe më tepër gjatë natës.

Por mëngjesi i sotëm ishte vështirë i kalueshëm në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Në disa pamje të dërguara në redaksi të Indeksonlinet shihet se magjistralja nuk ishte pastruar siç duhet.

Por njëkohësisht duhet përkujtuar që ministri i sapozgjedhur i Infrastrukturës Lumir Abdixhiku natën e parë të reshjeve të borës ishte shumë aktiv dhe vuri në dispozicion të qytetarëve të gjithë kompanitë e pastrimit të rrugëve./Indeksonline/